Ashtu sic ishte paralajmëruar, në Mitrovicën e veriut ka filluar procesi zgjedhor, i cili nga autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare cilësohet i paligjshëm.

Qëndrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe interesimi i qytetarëve serbë ishte mjaft i lartë.

Ka raportime se kanë ardhur dhe qytetarë te tjerë serbë nga komuna të tjera me popullsi serbe, si për shembull nga ajo e Obiliqit.

Në zonë ka një prani të konsiderueshme policore, si agjentë të EULEX-it ashtu dhe të Policisë së Kosovës, si dhe trupa të KFOR-it.

Grupi ynë i xhirimit hyri në lagjen e boshnjakëve, ku shumica e qyterarëve serbë nuk pranuan të japin ndonjë koment në lidhje me zgjedhjet.

Të pyetur nga TCH, disa prej tyre thanë se presin ndryshime nga këto zgedhje. Komuniteti ndërkombëtar ka deklaruar se nuk do ta njohë rezuzltatin e  këtyre zgjedhjeve.

Ndërkohë që reagime të ashpra për pafuqinë e qeverisë së Kosovës dhe misionit EULEX për t’i ndalur këto zgjedhje kanë ardhur nga radhet e ish-luftëtarëve të UCK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA