Jeremic: Kosova, Jeruzalemi i serbëve

30/05/2010 13:20

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se synimi kryesor i Serbisë është anëtarësimi në BE, por pa hequr dorë nga Kosova.

Në një intervistë për “Spiegel”, Jeremic është shprehur se Serbisë nuk mund t’i vihet kusht për anëtarësimin njohja e Kosovës, të cilën e cilsoi si Jeruzalemi serb.

“Për popullin serb Kosova ka një kuptim të thellë historik dhe shpirtëror. Kosova në një farë mënyre është Jeruzalemi ynë. Vendimet e njëanshme të autoriteteve të Prishtinës për ne janë të papranueshme”, ka pohuar Jeremic.

Top Channel