Ish-ambasadori amerikan Morton Abramowitz ka paralajmëruar se nëse ndodh ndarja e Kosovës, atëherë kjo do të pasohej me hapjen e Kutisë së Pandorës.

Sipas Abramowitz, një tjetër problem për Kosovën është fakti se BE është i ndarë lidhur me ekzistencën e saj, pasi pesë vende nuk e kanë njohur ende shtetin e ri.

Ndërkohë, shton diplomati, Ballkani nuk është më një prioritet për SHBA, të cilat kanë shumë probleme të tjera me politikën e jashtme.

“Së pari, gjithcka varet nga vendimi i GJND-së dhe është e vështirë për këdo të flasë për këtë cështje. Së dyti, jam i bindur se Serbia do ta shfrytëzojë rastin për të cuar përpara interesat e saj në Kosovë. Nëse kjo nënkupton bisedime të reja, une besoj se Serbia do ta mbajë këtë qendrim. Nëse kjo nënkupton ndarje, duhet të presim”, ka deklaruar Abramowitz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB