Përfaqësuesja e serbëve të Kosovës, Rada Trajkovic deklaron se Beogradi zyrtar po lobon në mënyrë të përshpejtuar në qarqet ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.

Ky lobim, siç ka thënë Trajkovic në një intervistë për revistën “Press”,cituar nga Telegraf, kryesisht është fokusuar drejt SHBA-ve. Realiteti i jetës së serbëve në Kosovë, sipas Trajkovicit, tregon se Beogradi zyrtar është duke ndjekur dy politika, një për veriun e Kosovës dhe një tjetër për jugun e saj.

Trajkovic ka thënë se lobimi po zhvillohet drejt kabinetit të presidentit amerikan. “Sipas njohurive të mia, këtë projekt Serbia është duke u përpjekur që ta jetësojë nëpërmjet kabinetit të presidentit amerikan, Barack Obama”, ka thënë Trajkovic.

Top Channel