Maqedonia nuk e fton Kosoven te marrë pjesë në konferencen e Manastirit që zhvillohet në 31 maj dhe 1 qershor kushtuar proceseve integruese në NATO.

Ministria e Mbrojtjes, organizatore e këtij evenimenti ka ftuar ministra dhe zëvendësministra nga të gjithë vendet e Evropës Juglindore.

Ndërkohë zyrtarët përgënjeshtrojnë zërat se Serbia ka kushtëzuar pjesëmarrjen e saj, me mosftesën e palës kosovare.

Qëllimi i konferencës është njehsimi i bashkepunimit të vendeve të rajonit në fushën e sigurisë dhe afirmimi i vlerave të ushtrivë të vendeve pjesëmarrëse. Në të pritet të marrin pjesë edhe delegacione të larta të NATO-s.

Top Channel