Prishtina konfirmon mospjesëmarrjen në konfererencën rajonale të Manastirit, organizuar nga Ministria maqedonase e Mbrojtjes.

Ministria e Forcës së Sigurisë la të kuptohet se kjo nuk do të ndryshojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në të ardhmen pritet që Kosovës t’i hapet rruga për të qenë pjesë e takimeve të tilla rajonale.

Më i ashpër tregohet aktivisti Behxhet Shala, i cili thotë se MFS ka bërë kërkesë në NATO që të jetë prezente në këto takime, fillimisht si vëzhguese dhe më pas të marrë statusin tjetër.

Në fakt serbët kanë deklaruar më parë se nuk do të marrin pjesë në asnjë samit apo takim, ku Kosova do të marrë pjesë me emrin e saj.

Top Channel