Greqia zhytet ne krizen e skandaleve financiare
29/05/2010 10:45
Kriza e skandaleve financiare ne Greqi ku mendohet se jane perfshire shume zyrtare e ish zyrtare, ka ndezur nje debat te ashper politik.
Pak dite pas deklarates se nje ish-ministri te qeverise se Kostas Simitis per marrjen e qindra mijera markave nga kompania Siemens, reagon ashper opozita e qendres se djathte.
Demokracia e Re i kerkon ish kryeministrit Simitis te deshmoje ne parlament per kete skandal. Por edhe nga ana e socialisteve jane hedhur akuza ne dem te ish kryeministrit Kostas Karamanlis. PASOK e ka akuzuar ate per nje skandal financiar ne te cilin jane perfshire disa ish bashkepunetore te tij.
Top Channel