Ministri kosovar i integrimit ka deklaruar se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga 5 shtete të Bashkimit Europian po shkakton probleme.

Ndërkohë ai mbështet mendimin se integrimi i Serbisë duhet të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

“Mendoj që edhe komisioneri Fyle edhe zyrat e tjera të Bashkimit Europian, qoftë të politikës së lartë, qoftë të shoqërisë civile, qoftë të mediave kanë ngritur këtë çështje me të drejtë sepse në bazë të kritereve të Kopenhagenit nuk lejohet që një shteti i cili ka të hapura çështje kufijsh, që ka pretendime territoriale ndaj shteteve të tjera dhe që ka probleme komunikimi me shtetet fqinje”, deklaroi për gazetarët ministri Beqaj.

Ministri i Integrimit shprehu përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të ecur para në integrimin e drejt Bashkimit Europian. Ai përmendi udhërrëfyesin për lëvizje pa viza që Kosova pret ta marrë brenda këtij viti dhe marrëveshjen për marrëdhënie tregtare me BE-në.

Top Channel