“NewBorn” transformohet në “NewPorn”

29/05/2010 00:45

Monumenti i cili simbolizon lindjen e shtetit më të ri në botë, Kosovës po rikthehet edhe njëherë në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për të njëjtat arsye që e bënë të famshëm këto dy vjet.

Obelisku “NewBorn” është kthyer në objekt shkarravinash nga qytetarët e pandërgjegjshëm. I lyer me bojë të zezë nga persona të panjohur në shkronjën B, nëse shihet nga larg “NewBorn” mund të lexohet tashmë “NewPorn”.

Ka interpretime të ndryshme se përse mund të ketë ndodhur ky vandalizëm, por shtypi i ditës aludon se është një protestë kundër Komunës se Prishtinës e cila ende nuk i ka gjetur një vend obeliskut simbol të mëvetësimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA