Vizat, Kosova kerkon udherrefyesin

28/05/2010 19:45

Kosova mbetet i vetmi shtet ne rajon qe ka mbetur jashte procesit te liberalizimit te vizave.

Pas rekomandimit per levizjen e lire per Shqiperine dhe Bosnjen, ne Prishtine autoritetet deklarojne se jane gati te marrin kete vere udherrefyesin per vizat. Gjate nje konference ne Prishtine, perfaqesues vendas dhe nderkombetare diskutuan kriteret qe nevojiten per kete proces.

“Perparimi ne kete aspekt do behet edhe me i prekshem per qytetaret me prodhimin e pasaportave biometrike”, theksoi kryeministri Hashim Thaci.

Ndersa ministri i Integrimit, Besim Beqaj shtoi: “Vendimi i djeshem tregon se ne vijim eshte Kosova qe do perfshihet ne proces. Kemi shkuar ne Bruksel per te argumentuar reformat qe po behen ne Kosove dhe per te treguar se ne kete proces Kosova nuk sjell probleme por vlera”.   

Top Channel