Slloveni-Kosovë, pakt për energjinë
28/05/2010 13:55
Sllovenia dhe Kosova kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë.
Pakti u firmos në Lubjanë nga sekretarja shtetërore në Ministrinë sllovene të Ekonomisë, Darja Radic dhe ministrja kosovare e Energjitikës, Justina Shiroka Pula.
Marrëveshja në fjalë parashikon dhënien e ndihmës nga Sllovenia për forcimin e kapaciteteve energjitike në Kosovë.
Top Channel