Opozita ne Kosove kundershton nje vendim, sipas saj, ilegal te Partise Demokratike per themelimin e nje fondi per mbrojtjen e ministrit Fatmir Limaj, njesoj si ne kohen kur ai ishte nen akuze nga Gjykata e Hages, por kesaj radhe i vene nen hetime per korrupsion.

Vendimi u mor para dy javesh ne nje mbledhje te mbyllur te PDK-se ne fshehtesi te plote. Perdaqesuesi i PDK-se, Maik Hasani tha se fondi eshte publik dhe ka nje llogari ne Banken e re te Kosoves.

Nderkohe shtypi amerikan ben te ditur se Limaj ka angazhuar tre avokate amerikane dhe nje britanik per mbrojtjen e tij. “Greenwitch Time” shkruan se Limaj aktivizuar tre avokate nga Stanford i SHBA-se dhe avokatin anglez qe e mbrojti edhe ne Hage.  

Top Channel