PDK ka krijuar një fond të posacëm për të mbrojtur ministrin e Transporteve Fatmir Limaj, i cili akuzohet nga hetuesit e misionit EULEX për korrupsion.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave vendimi për krijimin e fondit është marrë para dy javësh në një mbledhje me dyer të mbyllura të kryesisë së PDK-së.

Një nga anëtarët e këtij organi, Nait Hasani ka deklaruar se fondi tashmë është bërë publik dhe është hapur në Bankën e Re të Kosovës.

“Mjetet e këtij fondi do të shfrytëzohen për të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ministrit Fatmir Limaj. Fondi mbështetet në vullnetin e mirë të simpatizantëve, aktivistëve të partisë, por edhe të qytetarëve që e shohin të arsyeshëm kontributin për këtë cështje”, ka pohuar Hasani.

Top Channel