Zyrtarë të lartë të policisë botërore dhe zbatimit të ligjit nga gjithë Evropa janë mbledhur në Budva, Mal të Zi, nga 26-28 maj për Konferencën e 39-të Rajonale të INTERPIOL-it.

Takimi përqendrohet në një sërë çështjesh të krimit transnacional, duke përfshirë: mbështetjen dhe koordinimin e hetimeve të të arratisurve; zgjerimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit vendror dhe ndërkombëtar.

Ceremonia e hapjes nisi me fjalimin e presidenetit të INTERPOL-it Khoo Boon Hui, sekretari i përgjithshëm Ronald K. Noble, si dhe zyrtarët e lartë të Malit të Zi dhe vendeve rajonale.

Në këtë konferencë ndërkombëatre Shqipëria përfaqësohet nga z.Pellumb Seferi, shef i INTERPOL-it dhe bashkepuntrori i tij z.Hysni Burgaj.

Në hapje të konferencës, kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç tha se sfidat bashkëkohore janë komplekse dhe kërkojnë një përgjigje të bashkuar dhe globale, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar.

Milo Gjukanoviç, para drejtuesve të INTERPOL-it dhe përfaqësuesve të tij në vendet evropiane, u shpreh se, “kjo vë një theks shtesë mbi rëndësinë e të qënit një anëtar dhe duke marrë pjesë aktive në punën e e INTERPOL, e cila për shkak të strukturës së saj unike, shërbimeve dhe të dhënave operative, në mënyrë efektive koordinon bashkëpunimin policor ndërkombëtar në parandalimin e krimit të mposhtur”.

Sipas presidentit të INTERPOL-it, një model për këtë është zhvillimi i anti-krimit dhe iniciativa të tilla si projekti “Pink Panthers”, i krijuar nga INTERPOL me kërkesë të vendeve anëtare evropiane, i cili ka cuar në një seri arrestimesh të rëndësishme.

Top Channel