Britania: S’ndryshojmë qëndrim për Kosovën
28/05/2010 12:05
Britania e Madhe, pavarësisht ndërrimit të kryeministrit, nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.
Deklarata është bërë nga ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara, Mark Lyall Grant, gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit.
“Mbështetja e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga ana e Mbretërisë së Bashkuar është e palëkundur”, ka pohuar Grant.
Më tej, duke komentuar zgjedhjet e fundit në Kosovë, diplomati britanik ka theksuar se zhvillimi pozitiv i tyre tregon angazhimin serioz të qeverisë kosovare për zhvillimin e vendit.
Top Channel