AKR: Zgjedhjet serbe cënojnë sovranitetin
28/05/2010 14:25
Partia opozitare Aleanca për Kosovën e Re ka shprehur sot shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në veri, ku sipas saj është shkelur sovraniteti territorial i Kosovës.
Këshilltari i kreut të AKR-së, Shefki Abdullahu ka folur gjithashtu për mbajtjen e paralajmëruar të zgjedhjeve serbe në veri, duke theksuar se ato janë të dëmshme për Kosovën.
“Zgjedhjet në fjalë cënojnë integritetin dhe sovranitetin e vendit, prandaj AKR kërkon nga qeveria dhe institucionet ndërkombëtare parandalimin e mbajtjes së tyre”, ka deklaruar Abdullahu.
Zgjedhjet lokale serbe, për të cilat zyrtarët serbë kanë bërë fushatë edhe në veri të Kosovës, janë programuar për ditën e diel.
Top Channel