Tre avokatë nga Stemfordi i Shteteve të Bashkuara janë angazhuar për mbrojtjen e ministrit kosovar të Transporteve, Fatmir Limaj, i cili akuzohet për korrupsion.

Kështu, në fundjavën që kaloi avokatët Stephan Seeger dhe Ryan O’Neill kanë vizituar Kosovën, ku janë takuar kokë më kokë më Limaj.

Ndërsa përfaqësuesi i tretë ligjor, Mark Sherman ka qëndruar në SHBA për të lobuar tek zyrtarët amerikanë për këtë cështje.

“Ne jemi të bindur se mund të japim kontributin tonë në mbrojtje të ministrit dhe se mund të ndikojmë në ngritjen e vetëdijes për këtë cështje këtu në SHBA”, ka deklaruar Sherman.

Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Fatmir Limaj, i konsideruar si krahu i djathtë i kryeministrit Hashim Thaci, akuzohet nga prokuroria speciale për korrupsion me tenderat për ndërtimin e rrugëve në Kosovë.

Top Channel