Ish-kryadministratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen ka deklaruar se krijimi i shtetit të ri ka qenë një histori suksesi dhe se Republika e Kosovës ka perspektivë evropiane.

Deklaratën e tij ish-kreu i UNMIK-ut e ka bërë gjatë një takimi me kryeministrin kosovar Hashim Thaci, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Kosova do të jetë një histori suksesi. Pas anëtarësimit në FMN dhe BB, Republika e Kosovës, në një të ardhme jo të largët, do të jetë pjesë edhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare”, ka pohuar Petersen.

Ai ka shtuar më tej se në këtë drejtim Kosova do të ketë gjithmonë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

Top Channel