Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjes, gjenerali Ratko Mlladic është gjallë dhe jeton në një nga ish-republikat sovietike.

Lajmin e bën të ditur një e përditshme serbe, sipas të cilës Mlladic jep mësim në një akademi ushtarake, mbi armët bërthamore.

Sipas burimit, për vendndodhjen e Mlladic janë në dijeni të gjitha shtetet, por ato nuk mund të veprojnë pasi i superkërkuari mbrohet nga agjentë të shërbimeve sekrete franceze.

Por autoritetet serbe i kanë hedhur poshtë duke i cilësuar si të pabaza këto informata. “Kjo nuk është e vërtetë. Bëhet fjalë për teori fantastiko-shkencore”, ka deklaruar drejtuesi i sektorit për krimet e luftës, Vladimir Vukicevic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA