Qindra studentë të Universitetit të Prishtinës, artistë dhe sportistë kanë protestuar para Gjykatës Supreme të Kosovës, duke kërkuar lirimin e një grupi të ish-ushtarëve të UCK-së, Burim dhe Arsim Ramadani, Arben dhe Jeton Kiçina.

Protestuesit kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, rihetimin e cështjes, gjetjen dhe administrimin e provave, si dhe kapjen e autorëve të vërtetë të krimit.

Sipas tyre, misioni i EULEX-it nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim si UNMIK-u, por duhet ta rishqyrtojë cështjen, pasi dënimi i tyre është bërë pa pasur fakte dhe prova të mjaftueshme.

Burim dhe Arsim Ramadani, Arben dhe Jeton Kiçina janë dënuar me 106 vjet burg, nën akuzën për vrasjen e Hamzë Hajres dhe familjes së tij në gusht të vitit 2001.

Ky vendim është kundërshtuar nga protestuesit, pasi i akuzuari kryesor i këtij grupi, Skender Halilaj është liruar nga të gjitha akuzat në korrik të vitit 2008.

Vitin e kaluar, Kolegji i Veçantë Penal, në përbërje te gjyqtareve të EULEX-it dhe atyre vendorë, e vërtetoi dënimin e dy shkallëve të mëparshme te gjykimit, por jo edhe akuzat e ngritura.

Top Channel