Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës kanë bërë sot disa arrestime në lidhje me një cështje të rëndësishme kundër krimit të organizuar.

Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, bashkë me njësitë e specializuara, nën drejtimin e një prokurori të EULEX-it, kanë arrestuar dy persona pas një hetimi të gjerë mbi aferat kriminale.

Ky operacion, që ndërlidhej me trafikimin e narkotikëve, u realizua në rajonin e Prizrenit dhe ishte i përcjellë në të njëjtën kohë me bastisje nga ana e policisë së Shqipërisë në rrethinën e Kukësit.

Policia e Kosovës ka kryer disa bastisje dhe ka sekuestruar një sërë materialesh, mes të cilave një armë zjarri dhe shuma të mëdha parash.

Në këtë hetim të gjatë janë përfshirë shërbime policore nga vende të ndryshme. Në lidhje me këtë rast, në të kaluarën janë sekuestruar sasi të mëdha të narkotikëve. Vlerësohet se sasitë e drogës kishin si destinacion Evropën perëndimore.

Në operacionin e sotëm, nga ana e policisë shqiptare është arrestuar një person në rrethin e Kukësit.

Ndërkohë, gjykatësi i procedurës paraprake në gjykatën e qarkut në Prishtinë u ka caktuar të dy personave masën e paraburgimit prej një muaji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA