Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk e përmbajti zemërimin kur mësoi se ne takimin e Sarajevës ai do të flasë pasi t’i ketë hapur dritën jeshile shefi i UNMIK-ut.

Skënder Hyseni tha se Kosovën nuk e përfaqëson askush tjetër përvec atyre që janë zgjedhur nga populli i Kosovës.

“Përderisa Kosova është ftuar zyrtarisht nga KE dhe ftesa është adresuar qartë tek institucionet e Kosovës, ajo nuk ka arsye të përfaqësohet prej askujt tjetër. Nuk dua të komentoj më shumë nga sa ka nevojë”, ka deklaruar Hyseni.

Ndërkohë, me ftesë të homologut francez Bernard Kouchner, Hyseni do të jetë pas disa ditësh në Nisë në një takim me përfaqësues të vendeve të Afrikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA