Roja kufitare greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në portin e Igumenicës.

Sasia prej 44 kilogramë të lëndës narkotike,ishte fshehur në tavanin e kabinës së një automjeti me targa britanike,ndërsa drejtuesi i furgonit është një shtetas britanik 56 vjec.

Droga ishte e paketuar ne 81 pako,te izoluara me sere. Heroina eshte e  pastertise se larte.Ajo eshte prodhuar ne Afganistan dhe eshte kaluar ne Turqi nepermjet Iranit.

Policia tha se shtetasi britanik e kishte marre lenden narkotike ne Turqi,dhe do ta dorezonte ne nje nje lagjje te kryeqytetit britanik, Londer.     
 
Per kete,britaniku do te paguhej me 50 mije paund.Ai tha se nuk i njihte dorezuesit dhe pritesit e lendes narkotike.Britaniku u dergua ne gjykatën e Igumenices, e cila vendosi ta lere ne burg pa afat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA