Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar një fond prej 110 milionë eurosh në formë ndihme për Kosovën, përmes një marrëveshjeje të arritur me Prishtinën zyrtare.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se kjo marrëveshje është thelbësore për shtetin e ri, pasi i garanton atij një rritje ekonomike prej 6 përqind dhe e vendos në rrugën e duhur për realizimin e projekteve me rëndësi kombëtare.

Ndërsa kreu i delegacionit të FMN-së, Jurgen Odenius ka vlerësuar se autoritetet kosovare po ndërmarrin veprime pozitive për të përmirësuar shpenzimet buxhetore, gjë që sjell qëndrueshmëri fiskale.

Top Channel