“Eurotour 2010”, 200 motorçiklistë në Kosovë

27/05/2010 02:25

Në kuadër të turneut “Eurotour 2010”, rreth 200 motorçiklistë europianë kaluan në Kosovë. Me moton “Lëvizja i tejkalon kufijtë”, ata sjellin mesazhin se sporti nuk njeh kufij.  

Motorçiklistët e organizatës ndërkombëtare “Eurobiker” sollën në Kosovë ndihma për sektorin e shëndetësisë, pajisje mjekësore dhe 7 kamionë me ngarkesa me vlerë rreth 600 mijë euro. Motorçiklistet u pritën nga Presidenti i Kosoves.

“Ju falenderoj për sakrificën që keni bërë për të ardhur në Kosovë, si dhe për ndihmat që keni sjellë për shëndetësinë e vendit tonë”, u tha presidenti Fatmir Sejdiu pjesëmarrësve të xhiros së tetë europiane të motorçiklistëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Motorçiklistët janë nisur më datë 22 maj nga qyteti i Mynihut në Gjermani dhe po zhvillojnë një turne nëpër Ballkan për të vazhduar më tej në pjesën tjetër të Europës.

Top Channel