“Emriâ€, Taler: Maqedonia rrezikon BE-në
27/05/2010 17:10
Eurodeputeti që raporton për Maqedoninë në PE, Zoran Taler ka deklaruar se moszgjidhja e cështjes së emrit mund të largojë vendin ballkanas nga rendi i ditës në Bashkimin Evropian.
“Shkupi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë dhe të jetë më aktiv në zgjidhjen e cështjes së emrit, ndryshe mundësitë që Maqedonia të marrë datën për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE janë shumë të vogla”, ka pohuar Taler.
Deputeti evropian ka shtuar më tej se nëse Maqedonia zgjidh kontestin e emrit me Greqinë do të hyjë në rrugën e duhur të procesit të integrimeve.
Top Channel