Vizitat e paparalajmëruara në veri të Kosovës të zyrtarëve të lartë të Serbisë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale që Serbia organizon të dielën në veri të Mitrovicës, po i bëjnë shumë dëm Kosovës.

I këtij mendimi është ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, kur përmend në bisedë me Deutsche Welle-n, se ka dy javë që zyrtarë partiakë të Serbisë po hyjnë në Kosovë pa marrë leje nga institucionet e Kosovës.

Megjithatë, sipas ministrit Rexhepi, Policia e Kosovës nuk mund t’i ndalojë vizitat e zyrtarëve serbë, sepse në pikat kufitare me Serbinë akoma nuk është bërë tranferimi i përgjegjësive tek policia e Kosovës.

Top Channel