Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci ka deklaruar se qeveria aktuale e Serbisë po vazhdon të punojë me mentalitetin e Milloshevicit.

Sipas Kucit, objektiv i Serbisë vazhdon të mbetet spastrimi etnik dhe shpërbërja e shtetit të Kosovës.

“Synimet e Serbisë kanë qenë dhe mbeten ne shkallën e spastrimit etnik dhe në atë të shpërbërjes së shtetit të Kosovës. Por këto politika nuk do të kenë sukses as tani dhe as në të ardhmen”, ka pohuar Kuci.

Më tej, duke folur për zgjedhjet serbe në veri të Kosovës, ai ka theksuar se ato nuk kanë fuqi juridike, nuk kanë legjitimitet demokratik dhe të zgjedhurit nuk do të kenë marrëdhënie as me autoritetet vendore e as me ato ndërkombëtare.

Top Channel