Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, i ka dhënë udhëzime policisë kosovare që të mos lejojnë hyrjen e zyrtarëve serbë, të cilët nuk kanë kërkuar leje të posacme për të vizituar Kosovën.

“EULEX i ka dhënë udhëzime Policisë së Kosovës, që në rast se vizita nuk është e autorizuar, hyrja të mos lejohet”, tha për agjencinë e lajmeve “AFP” zëdhënësja Karin Limdal.

Më tej ajo theksoi se këto masa u ndërmorën pas vizitave të fundit të paparalajmëruara nga zyrtarët e Serbisë në Kosovë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Brukselin.

Top Channel