Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkovic ka deklaruar se qeveria e tij vazhdon ta kërkojë ish-gjeneralin Ratko Mlladic, pavarësisht deklaratave të familjes së tij se ai ka vdekur.

Deklaratën e tij, Cvetkovic e bëri një ditë pasi një gazetë serbe njoftoi se familja Mlladic po përgatit kërkesën ligjore për ta shpallur atë të vdekur.

Mlladic, ish-komandant i trupave paraushtarake serbe të Bosnjes, kërkohet nga gjykata ndërkombëtare e Hagës, e cila e akuzon për krime lufte, kundër njerëzimit dhe genocid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA