BE: Zgjedhjet lokale ne veri, te paligjshme

26/05/2010 10:30

Bashkimi Evropian i konsideron te paligjshme zgjedhjet lokale qe do mbahen ne pjesen veriore te Kosoves.

Zyrtare nga selia e BE-se theksojne se do t’i injorojne zgjedhjet.

“Sjellja jone do jete e thjeshte: thuajse asgje nuk ka ndodhur”, u shpreh nje zyrtare i larte evropian duke konfirmuar se Brukseli as qe do e permend apo do i referohet ne ndonje menyre zgjedhjeve ne veri, as para as pas perfundimit te tyre madje as lidhur me rezutatin e mundshem.

Sipas ketyre burimeve, Beogradit gjithnje i eshte kerkuar qe te mos organizoje zgjedhje ne territorin e Kosoves sepse strukturat ne veri per Brukselin konsiderohen te paligjshme. 

Top Channel