Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka siguruar vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE, se kriza ekonomike nuk do ta ndalë zgjerimin e Unionit.

“Kriza aktuale nuk mund të jetë një arsyetim për mosvazhdimin e përpjekjeve tona për bashkimin e familjes evropiane, në vecanti me vendet e Ballkanit”, ka deklaruar Barroso.

Ai ka theksuar se BE do ta cojë përpara zgjerimin, pasi sipas tij ekzistojnë kritere realiste që u mundësojnë vendeve të reja anëtarësimin.

Top Channel