
Nje shtetase amerikane ka perhapur panik ne vendin e quajtur “9 kateshet” ne Tirane teksa ne oret e vona te mbremjes se marte ka tentuar vetevrasjen duke u hedhur nga kati i 9 i nje pallati.
Menjehere pas marrjes se lajmit forca te shumta policie, ato speciale Renea, shoqeruar nga zjarrfikeset dhe ambulanca kane mberritur ne vendngjarje. Pas disa minutash negocimi policia ka arritur te binde shtetasen amerikane te mos hidhet dhe me pas eshte futur ne banese duke ndaluar amerikanen si dhe duke nisur shoqerimin e saj drejt spitalit.
Gruaja, qe sipas te dhenave paraprake ishte anetare dhe aktiviste e nje sekti fetar qe vepron ne vendin tone, me pas u dergua drejt Spitalit Ushtarak per t’iu dhene asistenca shendetesore.
Ende nuk jane bere te njohura arsyet qe e cuan gruan te tentoje te vetevritet,por mesohet se ajo ka tentuar vetevrasjen edhe dy here te tjera me pare.
Top Channel