Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se cështjet që shkaktojnë tensionimin e marrëdhënieve ndëretnike ne Maqedoni duhet të zgjidhen në rrugë institucionale.

Në një takim me ambasadoren gjermane në Shkup, Ulrike Maria Knotz, Ahmeti eshte shprehur se cështjet që duan zgjidhje urgjente jane implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, cështja e kontestit të emrit, etj.

“Në këtë drejtim ne nuk duhet të udhëhiqemi nga propagandat ditore dhe politikëbërja, por nga përgjegjësia që njerëzit na kanë dhënë”, ka pohuar Ahmeti.

Top Channel