Vrasje e dyfishte ne Tirane

25/05/2010 12:00

Nje tjeter krim i rende ka tronditur serish kryeqytetin. Nje shtetas nga Berati ka vrare gruan e tij me arme zjarri automatik ne nje qender interneti ne lagjen “Komuna e Parisit” ne kryeqytet. (UPDATE)

Koco Shyti 52 vjec mendohet nga policia se ka ardhur nga Berati enkas per te vrare gruan e tij, me te cilen nuk kishte kryer divorc, por kishte me shume se dy vjet qe nuk jetonin me me njeri-tjetrin. Arjana Shyti 45 vjec ishte punesuar si pastruese ne nje qender interneti, dhe ka qene duke punuar ne momentin kur mbi te eshte shkrehur arma. Pasi ka qelluar disa here ndaj gruas, Koco Shyti i ka drejtuar armen edhe vetes dhe me pas ka shtene duke i dhene fund jetes se tij.

Per fat te mire ne qendren e internetit, nuk ka patur persona te tjere per shkak se qendra sapo ishte hapur ne ato momente. Policia qe ka marre informacionin eshte drejtuar ne vendin e ngjarjes, nga ku gjeti edhe nje cante qe vrasesi e kishte marre me vete, ku pikasi kallepe, te cilat te jepnin pamjen e tritolit apo te dinamitit. Pasi eshte bere rrethimi i zones, forcat antieksploziv te drejtorise se policise se tiranes, kane bere menjehere shperthimin e lendes se gjetur, e cila ne fund rezultoi te ishin fishekzjarre, por te lidhura ne menyre artizanale qe te jepte pershtypjen e tritolit.

Policia ka shoqeruar disa persona si deshmitare okulare te ngjarjes per te dhene shpjegime ne lidhje me te. Sipas deshmive, Koco Shyti nuk ka debatuar me ish-gruan e tij. Per policine ai ka kryer vrasje me paramendim.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA