Spitali Ushtarak kerkon trajtim ne disa qytete

25/05/2010 19:50

Spitali Ushtarak ne Tirane eshte i vetmi institucion per politraumen ne te gjthe vendin, ndaj kerkohet domosdoshmerisht shtrirja e ketij sherbimi ne spitalet e QSUT dhe te tjere ne rrethe.

Pas kronikes se transmetuar ne Top Channel per futjen e me shume pacienteve se sa kapaciteti ne sallen e reanimacionit te Spitalit Ushtarak, drejtori spjegon se ky spital pret te gjithe aksidentet, plagosjet dhe raste te tjera, ndaj ekipi mjekesor eshte i detyruar t’u sherbeje te gjitheve.

“Dhe ne rast se kapacitetet tona kalohen nga 16-18 shtreter, ne terapine intensive ne jemi te detyruar te perdorim ato teknika trajtimi me by pas-e. Ne sistemin e politraumes te kete nje bashkepunim me Ministrine e Shendetesise dhe eshte hedhur ideja edhe per Spitalin e Durresit”, shprehet Bedri Mihaj. Tre dite me pare, dy mjeket roje te Spitalit Ushatrak, Apostol Vaso dhe Artan Mihali, njeri prej te cileve u prononcua lidhur me pranimin e me shume pacienteve sesa kapaciteti ne sallen e reanimacionit, jane pezulluar nga puna.

Sipas drejtorit Mihaj, ata punojne si civile ne nje institucion ushtarak dhe kane shkelur urdhrat qe funksionojne brenda ketij institucioni per dhenien e informacionit, por do te rikthehen serish ne krye te detyres. Nga ana tjeter nje ekpi i Ministrise se Mbrojtjes dhe asaj te Shendetsise do te  inspektojne per rreth nje jave kushtet dhe standartet e mjekimit ne Spitalin Ushtarak.  

Top Channel