Mlladic, familjaret duan ta shpallin te vdekur

25/05/2010 13:20

Familjaret e gjeneralit serb Ratko Mlladic po ndjekin te gjitha rruget ligjore per ta shpallur ate si person te vdekur.

Mlladic eshte numri 1 i te kerkuarve nga gjykata e Hages, e cila e akuzon per krime lufte, krime kunder njerezimit dhe genocid te kryer gjate luftes se viteve ’90 ne Bosnje.

Nderkohe, tentativat e familjes se tij jane konsideruar nga i ngarkuari i qeverise serbe per bashkepunimin me Hagen, Rasim Lajic si tallje me shtetin.

Lajic ka theksuar se kerkesa e familjes nuk do te ndikoje ne kerkimin e autoriteteve serbe.

Top Channel