
Mjete të rënda të policisë ndërtimore kanë shembur mbi 200 objekte në zonën e Ksamilit të listuara si të paligjshme jo shumë larg bregut të detit.
Operacioni nuk është kundërshtuar prej banorëve pasi veprimet e pritshme ishin njoftuar disa ditë më parë. Kreu i Policisë Ndërtimore shqiptare Gjergj Bojaxhi theksoi se opercioni nuk do të ndalet deri sa bregdetit ti rikthehet pamja e denjë turistike. Bojaxhi ka pranuar se periudha e përzgjedhur për ndërhyrje përkon me sezonin turistik dhe mund të shkaktojë problem në imazhin e zonës por ai siguroi se ndërhyrjet do të përfundojnë shumë shpejt.
Pritet që ditët në vijim mjetet e rënda t’i drejtohen edhe pikave të tjera turistike të ngarkuara me ndërtime pa leje si Himara dhe Bërdeneshi.
Top Channel