
“Ne oren shtate te pres te kinema Partizani”, “Do te takohemi te kinema 17 Nentori pasdite?”, “Shtepia e mesuese Flores eshte te rrugica e kinema Republikes”.
Nga kinemate e permendura nuk ka mbetur asgje vec emrave te tyre qe sot perdoren si pika referimi. Salla e vetme qe i ka shpetuar tjetersimit eshte ajo “Agimi”. Dyert e saj kane 10 vite qe qendrojne te mbyllura.
Pas tyre nuk mund te ofrohet me asgje. Pika e kontaktit nje numer celulari mbi deren e drynosur. Pas ketij dhjeteshifrori qendron Agim Arizaj. Ai eshte personi i vetem i punesuar prane ketij institucioni te papune. “Une punoj prej 30 vjetesh kino-operator, ne fillim tek Partizani dhe me pas ketu tek Agimi”, shprehet ai.
Hyjme brenda, ora ka mbetur. Asgje nuk ka ndryshuar pas 20 vitesh tranzicion te veshtire. Ketu cdo gje te kujton te kaluaren e lavdishme te filmit shqiptar dhe te huaj. Pluhuri dhe lageshtira ka mbuluar gjithcka, por nuk ka mundur te nxjerre jashte perdorimit asnje aparature.
Largohemi nga ndertesa 56 vjecare qe deri ne vitin 1961 njihej si “kinemaja e sovjetikeve” sepse pothuaj e gjithe lagjia perreth ishte e banuar nga familjet sovjetike qe punonin ne Shqiperi. Shkojme te nje tjeter salle, ish kinema “Dajti” qe sot mban nje titull modern “Qender Polifunksionale”.
Mikepritesi eshte Rifat Hasani. Kino-operatori me nje eksperience 25 vjecare tregon funksionin e ri te ish kinemase se ashtuquajtur e “kinezeve”. “Ka funksionuar si kinema deri ne vitin 2008. Ketu kane dale shume salla, ajo e filmit, e koncerteve dhe shume ambiente te tjera”, shprehet ai.
Edhe ketu koha ka lene gjurmet e saj. Ne hyrje qendron krenar nje aparat projeksioni 35 m.m, prodhim rus i vitit 1956. Nje kat me lart ne sallen me funksion te shumefishte si per kinema, konferenca e takime te ndryshme gjejme nje tjeter relike te kohes.
Ketu jane shfaqur me mijera filma, personazhe te te cileve na kane bere te qajme dhe te qeshim. “Dajti” eshte kinemaja e shtate dhe e fundit e ndertuar gjate regjimi komunist. Sot Tiranes i kane mbetur vetem dy njera jashte shfrytezimit nga shikuesit ndersa tjetra me funksion te tjetersuar.
Top Channel