Clooney feston ditelindjen vetem me Elin
25/05/2010 09:30
Gjate qendrimit te tij per pune ne Hawaii, George Clooney ka marre me qira nje suite per me shume se 6500 dollare.
Aktori mbushi 49 vjec ne 6 maj dhe e festoi ne ishullin Kauai, kur xhironte filmin “The descendants”. Edhe Elisabetta Canalis nuk e ka lene George vetem ne kete dite te gezuar dhe ka qendruar me te ne suiten mbreterore te Hotel St. Regis ne Princeville.
Canalis dhe Clooney kane habitur njerezit e tjere ne kete zone, pasi nuk jane sjelle si personazhe VIP, por kane ecur dore per dore ne plazh, kane kaluar disa ore pushimi ne pishine dhe kane zhvilluar biseda te gjata mes njeri-tjetrit.
Sipas “Us Weekly”, George e ka kaluar ditelindjen duke i dedikuar vemendjen e tij te plote Elisabetta-s.
Top Channel