Paris Hilton rrezikon me te dashurin e Madonna-s

24/05/2010 14:45

Pak kohe pas ndarjes nga Doug Reinhardt, “mreteresha” e mediave gossip, Paris Hilton ka gjetur nje pre te rrezikshme per te kaluar kohen.

Behet fjale per modelin e Madonna-s, Jesus Luz. Ata jane njohur ne nje party te zhvilluar ne Kane, ku miliarderja eshte fiksuar pikerisht me te dashurin e Madonna-s.

Pyetjes se gazetareve Hilton i eshte pergjigjur duke thene se nuk e dinte se behej fjale per te dashurin e kengetares, por kjo deklarate mbetet pak e besueshme.

Ajo shtoi se kerkon falje per biseden qe pati me Jesus. Po cfare do te thote zonja Ciccone kur te shikoje fotot e dy te rinjve, ku pasanikja afrohet me shume se normalisht me modelin brazilian? Per kete duhet te presim reagimin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA