Walker: Kontrolli i Thacit, i turpshem

22/05/2010 15:10

Ish-shefi i misionit te OSBE-se ne Kosove, William Walker e ka cilesuar si “fyes dhe ofendues” veprimin e doganiereve te EULEX-it, te cilet kontrolluan valixhet e kryeministrit Hashim Thaci dhe kater ministrave te tij kur do te niseshin per ne Turqi.

“Te kontrollosh kryeministrin eshte turp. Kjo nuk duhet te kishte ndodhur. Ky veprim i EULEX eshte arrogant, jo profesional dhe jashte cdo norme shteterore”, ka deklaruar Walker.

Sipas tij, nuk mund te nenvleresosh ne ate menyre udheheqesit e nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike.

“Ndihem i fyer dhe i ofenduar nga ky veprim dhe kur them kete flas ne emer te popullit te Kosoves”, ka theksuar Walker.

Top Channel