Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, duke komentuar deklaratat e fundit te pales serbe se duhet te diskutohet serish per statusin e Kosoves, ka theksuar se Beogradi duhet ta harroje nje gje te tille.

“Lidhur me deklaratat qe kane ardhur nga Beogradi, se do te kete bisedime per statusin e Kosoves, ata kete duhet ta harrojne”, ka deklaruar Thaci.

Deklaraten e tij kreu i qeverise kosovare e beri nga Turqia, prej nga ka pershendetur vendimin e NATO-s per reduktimin e trupave, qe sipas tij eshte deshmi e forcimit te situates se sigurise ne Kosove.

Me tej Thaci ka shprehur bindjen e tij se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise do te mbeshtese legjitimitetin e pavaresise se Kosoves.

Top Channel