Kidman e Urban, rregull treditor

22/05/2010 12:30

Pas nje divorci me Tom Cruise qe i shkaktoi nje telash te madh te dyve, Nicole Kidman duket se e ka marre mesimin.

Me bashkeshortin e dyte, kengetarin neozelandez Keith Urban, Nicole ka vendosur rregullin e tre diteve, qe do te thote se ajo dhe i shoqi nuk kalojne kurre me shume se 72 ore larg njeri-tjetrit.

Pavaresisht impenjimeve te dy perpiqen qe te ndjekin njeri-tjetrin bashke me vajzen Sunday Rose ne  turne apo shesh xhirime.

“Ka ardhur nje moment ne jeten time ku une mendoj se qellim kryesor kam te mbaj familjen time te bashkuar dhe te mos qendroj larg saj per shume kohe”, thote Kidman nga Hong-Kong ku po merr pjese ne nje event bamires per te mbledhur fonde ne ndihme te “Development Found for Women” te Kombeve te Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA