Drucas: Kosova te mbroje te drejtat e njeriut

22/05/2010 14:35

Perfaqesuesi i diplomacise greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se respektimi i parimit te fqinjesise se mire eshte nje kusht thelbesor per anetaresimin e vendeve te Ballkanit ne BE.

Deklaraten e tij, Drucas e beri gjate nje takimi te mbajtur me ministrin e Jashtem serb Vuk Jeremic, ne Athine.

Nw takim eshte biseduar pikerisht per perspektiven evropiane te Serbise dhe te te gjithe rajonit, bejne te ditur mediat serbe.

Nga ana e tij, Jeremic ka falenderuar homologun per qendrimin e Greqise ne mbeshtetje te integritetit territorial serb mbi Kosoven.

Duke u ndalur tek kjo e fundit, Drucas ka deklaruar se e rendesishme per Kosoven eshte respektimi i te drejtave te njeriut.

Top Channel