Top Fest 7 gati për natën finale

21/05/2010 19:25

Një nga evenimentet më të rëndësishme në Top Channel, Festivali i Muzikes Moderne Shqiptare, këtë të diel do te njohë fituesin e saj për të shtatin vit radhazi.

“Top Fest Awards”, një mbrëmje spektakli që sivjet pritet me padurim të veçantë për shkak të risive teknologjike që po flitet se do ta karakterizojnë atë, do te sjelle te gjithe kengetaret finalistë por ajo që është më e veçanta: orkestrën e Top Channel ne nje performancë live, ashtu siç nuk ka mundur dot ta ofrojë asnjë orkestër e asnjë festivali tjetër në Shqipëri.

I nisur ne shkurt me pjesemarrjen e 130 kengetareve dhe grupeve nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, 4 netet e gjysmefinale, sollen ne skene per publikun dhe teleshikuesit 40 grupe dhe kengetarët si Eneda Tarifa, Valon Shehu, Besa, grupi Jericho, NRG Band, Jonida Maliqi, ne bashkepunim me Big Basta, Grupi “Troja”, Gerti Gjoni, Mariza Ikonomi, Karolina Lopez etj, ishin ndër protagonistet e kesaj faze.

Dorian Gjoni drejtues artistik i ketj festivali, pas nje pune te gjate selektive dhe kualifikuese thote se nata Finale do te jete e permasave te medha. “Kemi perzgjedhur 19 kenge, 4 grupe, 4 apo 5 meshkuj dhe te tjerat jane femra. Jemi shume te surprizuar nga niveli i tyre dhe jemi optimiste se nata finale do kete nje risi shume te madhe me gjithe organizimin e spektaklit”, shprehet Gjoni.

Me nje votim te hapur, publiku nga Shqiperia dhe Kosova nepermjet sms-ve do te zgjedhë kengetarin me te mire, dhe se bashku me vleresimin e jurise do te percaktohet edhe fituesi qe do te marre edhe Cmimin e Madh prej 2 milione lekësh te reja. “Shija e publikut eshte kryesorja sepse eshte peshorja qe tregon shijet e pelqyera qe ne lancojme dhe promovojme. Por nga e shkuara kemi mesuar se publiku mund te jete shume selektiv, prandaj juria perfaqeson edhe ate pjese te publikiut qe nuk ka mundesi te votoje me sms”, shton Gjoni.

Ne naten finale te Top fest 7 do te ndahen edhe 10 cmime te tjera; Kengetari me i mire i ri, Kengetarja femer dhe Kengetari mashkull me i mire, Kenga me e mire “Pop&Rock”, Kenga me e mire “Hip Hop & RNB”, Interpretuesi me i mire, Video me e mire apo Grupi me i mire. Regjisori Ergys Lubonja thote se eshte menduar gjithcka per te patur jo vetem nje nate konkuruese. “Eshtë punuar që gjithcka të shkojë në një drejtim, muzika, elementët, grafika, ndricimi’, pohon ai.

Lubonja thote se “proven” e pare te performances “live” Edicioni i Shtate i “Top Fest” e ka tejkaluar me netet gjysme-finale dhe kjo inisiative e madhe ka patur nje synim:  “Top Fest live është diskutuar orej kohësh dhe mendojmë se kishte ardhur koha dhe mendojmë se ka ardhur koha të marrin cmime këngëtarët e vërtetë. E kënduarit live ka një përgjegjësi shumë të madhe”, shton regjisori Lubonja.

Do të na duhet pra te presim naten e madhe, ne nje show gjigand ne nje tjeter shkelqim qe do te transmetohet drejtëpërdrejtë ne Top Channel dhe ne nje nga kanalet HD te DigitAlb, për të mësuar kush do të jetë mbreti shqiptar i muzikës për vitin 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA