Turqi, shperthim ne miniere, 28 te vdekur

20/05/2010 08:15

Trupat e ndihmes se shpejt kane arritur pas tre ditesh vendin e shperthimit ne nje miniere ne veri dhe kane gjetur kufomat e 28 minatoreve.

Dy punonjes te tjere rezultojne te humbur.

Lajmi eshte dhene drejtperdrejt nga ministri i Energjise, Taner Yildiz.

Shperthimi i gazit te metanit ka shkaktuar shembjen e nje galerie ne 540 metra thellesi te nje miniere karboni prane Zonguldak-ut.

Tete minatore ishin shpetuar pak ore pas incidentit, 30 te tjere kishin mbetur te mberthyer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA