Anetari mysliman i presidences trepaleshe te Bosnje e Hercegovines, Haris Siljaxhic, do te vizitoje per here te pare Beogradin me 25 maj.

Lajmin e ka bere te ditur zedhenesi i tij, Damir Arnaut, sipas tw cilit gjate vizites Siljaxhic do te takohet me presidentin serb Boris Tadic, si dhe me autoritete te tjera.

Kjo eshte vizita e pare e Siljaxhic ne Beograd, qe nga perfundimi i luftes se viteve 1992-95. Ai kishte deklaruar se nuk do ta vizitonte kurre Serbine, nese ajo nuk do te pranonte krimet e luftes.

Por ne muajin mars Parlamenti serb miratoi nje rezolute qe denon masakren e Srebrenices, ku humben jeten rreth 8 mije myslimane te Bosnjes.

Top Channel