Perfaqesuesit e vendeve anetare te Organizates se Konferences Islamike, te mbledhur ne Dushanbe te Taxhikistanit, kane miratuar nje rezolute per situaten ne Kosove.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave rezoluta, e nisur me iniciative te Shqiperise, eshte miratuar unanimisht nga te gjitha vendet anetare.

Sipas burimeve, ajo ka nje rendesi te vecante per Kosoven dhe eshte nje element kyc per njohje te metejshme te pavaresise se saj.

OKI i referohet ne kete dokument deklarates se pavaresise se Kosoves dhe permes saj ajo evidenton qarte se qe nga shpallja e pavaresise Kosova ka arritur shume progrese.

Top Channel