Kryeministri i Turqise, Taip Erdogan ka garantuar homologun kosovar Hashim Thaci, se Ankaraja zyrtare eshte e angazhuar ne lobimin per njohjen e metejshme te pavaresise.

Gjithashtu, Erdogan eshte shprehur ne favor te integrimit te Kosoves ne strukturat euro-atlantike, si dhe ne ato te BE-se.

Nga ana e tij, Thaci ka falenderuar homologun turk per mbeshtetjen dhe eshte shprehur se Kosova do te bashkepunoje me Turqine ne shume fusha.

Turqia ka qene nje nder vendet e para qe kane njohur pavaresine e Kosoves, e shpallur me 17 shkurt te vitit 2008.

Top Channel